E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perspektiva evropiane ndihmon rajonin e Ballkanit

Ministrat Besimi dhe Bumçi konfirmuan se procesi eurointegrues është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe nxitjen e zhvillimit të rajonit.

Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje Evropiane, Fatmir Besimi sot u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Aldo Bumçi i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve fqinje dhe konstatuan se bashkëpunimi është në nivel të lartë, por ekziston mundësi për zgjerimin e tij të mëtejshëm në të gjitha fushat me interes të përbashkët, shkruan Ina.

Siç citohet në njoftimin zyrtar, Besimi iu referua masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë në procesin eurointegrues, veçanërisht në pjesën e aktiviteteve nga Dialogu për inkuadrim në nivel të lartë, veçanërisht pas publikimit të Raportit pranveror nga Komisioni Evropian për progresin e vendit.

U konfirmua se procesi eurointegrues është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe nxitjen e zhvillimit të rajonit, dhe në këtë kontekst bashkëbiseduesit përshëndetën marrëveshjen e arritur mes Sërbisë dhe Kosovës i cili është një kontribut i rëndësishëm për promovimin e perspektivës Euro-Atlantike të të gjitha vendeve të rajonit.

Zëvendëskryeministri Besimi dhe ministri Bumçi theksuan se perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit është një proces që ndihmon progresin e proceseve demokratike, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore.

Besimi theksoi se Republika e Maqedonisë gjithmonë është e gatshme të marrë pjesë dhe të mbështetë të gjitha iniciativat për bashkëpunimin rajonal që do të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet vendeve të rajonit.

Besimi dhe Bumçi shprehën rëndësinë për progresin e të dy vendeve në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të deritanishëm bilateral dhe përshpejtimin e tij ndërmjet shkëmbimit të përvojave në aspekt të integrimit evropian.

Besimi shprehu gatishmëri që në këtë proces përvojat e deritanishme të institucioneve të Maqedonisë t'ju përcillen institucioneve të Shqipërisë.

Në fund të takimit u bisedua edhe për mundësitë për rritjen e bashkëpunimit në lidhje me shfrytëzimin e IPA fondeve nga Komponenti i dytë , duke pasur parasysh se këto projekte janë të rëndësishme për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve në zonat kufitare të të dyja vendeve./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›