Asgjë konkrete nga raundi i dytë i dialogut Kosovë-Serbi

Ka përfunduar në Bruksel edhe takimi i tretë mes Prishtinës dhe Beogradit, mirëpo as kësaj radhe nuk është arritur asgjë konkrete.
Sipas mediave kosovare në takimin e tretë përveç ridiskutimit të temave të mëparshme, është diskutuar edhe për lirin e lëvizjes por edhe për pranimin e diplomave të Universitet të Prishtinës.
Takimi i katërt ndërmjet delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit pritet të mbahet në mes të muajit maj.
Ndërkohë raundi i dytë i dialogut Prishtinë-Beograd u zhvillua në 28 mars në Bruksel duke u përqëndruar në rregjistrin civil dhe të dhënat kadastrale.
Në një deklaratë më pas BE tha se palët vendosën që të krijojnë një grup pune të kryesuar nga EULEX për të trajtuar çështjet praktike të përfshira në krijimin e të dhënave në rregjistrin civil.