E Shtunë, 31 Tetor 2026

MB: Aksidentet, Edi Rama eshte pjese e problemit

Ministria e Brendshme ka reaguar dje ndaj sulmeve te perseritura te Partise Socialiste ne lidhje me situaten e qarkullimit rrugor, ne kete sezon turistik. Nepermjet zedhenesit te ketij dikasteri, Fatmir Konja, Ministria e Brendshme, informon se lidershipi i Partise Socialiste, mbetet pjese e problemit me situaten e krijuar ne kryeqytet, nga bllokimi i rrugeve. Ne prononcimin e tij per mediat, Konja ka reaguar ne lidhje me deklaraten e deputetes se Partise Socialiste, Olta Xhacka, e cila e cileson gjendjen aktuale ne rrugen e vendit per shkak te aksidenteve, si "situate lufte". Konja shpjegoi se "Ministria e Brendshme, po ndjek me vemendje dhe shqetesim njeheresh kembenguljen tragjike te Partise Socialiste, per te nxire realitetin dhe penguar permiresimin e tij. Partia Socialiste dezinformoi opinionin publik per situaten e qarkullimit rrugor, aksidentet dhe masat e marra per kete ceshtje nga Policia e Shtetit", u shpreh Konja. Sipas tij, gjate ketij vitit, edhe pse eshte vene re nje shtim i levizjes se mjeteve, shifrat flasin per renie te numrit te aksidenteve krahasuar me vitin e kaluar. "Ne territorin e Shqiperise, korrikun e ketij viti kane qarkulluar 130 mije automjete me shume se korrikun e vitit te kaluar. Me gjithe fluksin e shtuar, evidentohet nje renie e ndjeshme e numrit te aksidenteve. Kjo renie ka ardhur si rezultat i masave te marra nga Policia e Shtetit, nepermjet riorganizimit dhe modernizimit te struktures se Policise Rrugore", tha Konja. Sulmeve te PS-se, zedhenesi i Ministrise se Brendshme, i eshte pergjigjur se "lidershipi i Partise Socialiste, ka qene pjese e problemit, nepermjet bllokimit te akseve rrugore kombetare dhe kaosit te shkaktuar ne Tirane ne prag te sezonit turistik". Duke e lidhur kete fenomen edhe me qendrimin e PS-se, per te mos marre pjese ne votimin e disa projektligjeve te rendesishme, Konja tha se lidershpi i kesaj partie "mbetet pjese e problemit nepermjet bllokimit ne Parlament te ndryshimeve ne Kodin Rrugor". Deklaraten e fundit nepermjet zyrtares se saj, Xhacka, Ministria e Brendshme e ka cilesuar si genjeshtren e radhes. "I bejme thirrje Partise Socialiste te heqe dore nga sulmet ndaj punes profesionale dhe me perkushtim te Policise se Shtetit dhe nga bllokimi i ndryshimeve ne Kodin Rrugor", perfundon deklarata zyrtare e zedhenesit, Konja. L.Koraqi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›