PS, Sherifi:"Protestat e Rames, krize lidershipi" Qamil Xhani
"Protestat e shtatorit nga PS, jane nje komedi e kryetarit Rama". Ky eshte qendrimi qe mbajti nje prej ish-deputeteve te Partise Socialiste Elmaz Sherifi. Ne nje interviste dhene per televizion "Klan" Sherifi shprehet se lidershipi i PS-se nuk arriti qellimin qe i ishte besuar, per te sjelle Partine Socialiste ne pushtet. "Lidershipi i Partise Socialiste eshte ne varferi idesh, duke qene se nuk u realizua ajo qe u premtua, pra qe ne socialistet do te vinim ne pushtet", u shpreh Sherifi. Ai ka permendur gjithe strategjine e Rames, duke theksuar se protestat e shtatorit do te kthehen ne te njejtin nivel si ato te muajve te kaluar me shprehjet: "hap kutite ose largohu". Sherifi mendon se Rama deshtoi nga qe nuk perdori nje politike gjitheperfshirese dhe nuk perdori vlerat me te mira qe ka pasur Partia Socialiste. Njeheresh ish-ministri socialist shton se rinisja e protestave tregon dhe nje tjeter problem te Rames, qe ka te beje me kandidimin e tij ne bashkine e Tiranes. "Fakti qe ka nisur serish artikulimi i idese se protestave do te thote se ende Edi Rama nuk e ka vendosur nese do te kandidoje per kryetar bashkie, apo do te heqw dore nga keto funksione. Ai duhet te vendose perfundimisht ose te jete nje kandidat per kryetar e bashkise, ose te jete kryetar partie", ka deklaruar ish-deputeti i Partise Socialiste Elmaz Sherifi. Ne kete menyre, ai eshte rreshtuar ne anen e perfaqesuesve te Partise Socialiste qe jane kunder dyzimit te pushteteve te PS-se, mes pushtetit qe ka opozita dhe drejtimi te nje prej bashkive me te medha ne vend. Por duke u ndalur ne sfiden e radhes te Partise Socialiste qe ka te beje me zgjedhjet vendore, Sherifi shprehet se eshte e nevojshme qe opozita te hyje ne keto zgjedhje me nje ligj te qarte elektoral. Ai thote se opozita duhet te nxitoje ne hartimin dhe ndryshimin e reformes zgjedhore, duke qene se per me se nje vit ka kontestuar procesin elektoral te vitit 2009. Anetari i Asamblese se PS-se dhe ish-deputeti Sherifi argumenton se kjo vonese ne hartimin e Kodit Zgjedhor i ka shkaqet ne politiken e gabuar te kryetarit te PS-se, Edi Rama. Ai shprehet se nese socialistet do te hyjne ne zgjedhjet vendore te vitit 2011, pa bere me pare ndryshimin ne ligjin e zgjedhjeve, do te paraqes nje handikap te madh ne raportet e saj me elektoratin dhe me vete sistemin zgjedhor. "Te futesh ne fushate zgjedhore pa krijuar kushtet e nevojshme ligjore eshte situate qe nuk duhet krijuar per te justifikuar mangesine e lidershipit ne Partine Socialiste. Reforma eshte shume e nevojshme ajo duhet bere sa me shpejt', eshte shprehur ne nje interviste per televizionin "Klan", anetari i Asamblese se Partise Socialiste, Elmaz Sherifi.