E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder, 10 ha toke nen uje, Dajci zona me e permbytur

TIRANE- Komuna Dajc është komuna ku dëmet janë më të mëdha në të gjithë zonën e Nën Shkodrës. Në këtë komunë janë përmbytur 2000 ha tokë , si dhe 1187 shtëpi ndodhen me prezencë uji. Nga kjo komunë është bërë dhe evakuimi më i madh i personave. Ministria e Brendshme informon se niveli i ujit në zonat e përmbytura ka ruajtur të njëjtin nivel me ditën e djeshme. Lumi Buna i cili nga fryrja e djeshme vërshoi në shëtitoren para tij deri në lagjet në hyrje të qytetit tashmë është brenda shtratit të tij.“Niveli i lumit të Bunës është aktualisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike.”- informon Ministria e Brendshme në një njoftim për shtyp mbi situatën deri në orën 12.00 të mesditës së të shtunës. Ndërkohë një grup specialishtë po bëjnë matjet e lumit Buna për të përcaktuar më pas dhe ndërhyrjet në të. Mësohet se specialistët do shikojnë nëse nga fryrja e lumit Buna dhe rrjedhja e lumit Drin është krijuar një sasi e madhe zhavorri, në brendësi të lumit, e cila mesaduket mund të ketë shkaktuar dhe daljen jashtë shtratit të tij.Ministria e Brendshme informon për 10 mijë ha tokë të përmbytur në qarkun e Shkodrës. Janë 2405 shtëpi të përmbytura dhe 4177 persona të evakuar.Njesia vendore    Tokat e përmbytura    Persona te evakuar   Shtëpi te përmbyturaBashkia Shkodër          250 ha                            448                           330Komuna Dajç              2000 ha                          2000                         1187Komuna Ana Malit       1200 ha                            282                           180Komuna Velipojë         2000 ha                              25                             50Komuna Bërdicë         1800 ha                            370                           300Komuna Guri Zi           1000 ha                            730                           200Komuna Bushat           1700 ha                            312                           150Komuna Qendër, M.Madhe 50 ha                            10                              8Komisioni i Shtabit të Emergjencave Civile në mbledhjen e sotme ndau detyrat dhe u aktivizuan strukturat e ushtrise për evakuimin e 200 personave në lagjen Livade të qytetit Shkodër, evakuimin e 35 personave në fshatin Luarzë të komunës Velipojë, evakuimin e komunitetit në fshatin Mali i Jushit pranë Komuës Bushat.Eshtë vendosur dhe vazhdimi i dërgimit të ndihmave në komunat e Dajcit dhe Velipojës. Si dhe u përcaktuan magazinat e akomodimit të ndihmave ushqimore që po vijnë nga rezervat e shtetit në Repartin e Gjadrit dhe në Uzinën e Telave. Do te bëhet planifikimi për shpërndarjen e vazhdueshme të ndihmave ushqimore në komunat Velipojë, Bërdicë, Bushat, Dajç, Ana e Malit, Gur i Zi, sipas kërkesave të këtyre komunave.Nga te dhënat e minsitrisë së Brendshme janë shpërndarë gjithsej në zonën e nënShkodrës 6 ton sheqe, 5400 litra vaj, 6 ton makarona, 1500 kg konserva, 3 tonë detergjente, 2000 copë sapun, si dhe 1524 bidona uji 5 litërsh.Do të vazhdojnë punimet për përfundimin e përforcimit të argjinaturës së Spatharit.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›