METE: Ne kaskaden e Drinit, prurjet jane ne renie
TIRANE- Në kaskadën mbi lumin Drin prurjet janë drejt rënies dhe situata po stabilizohet, pavarësisht reshjeve të shiut në zonat verilindore të vendit. Drejtori i kabinetit në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ilir Ciko deklaroi sot është duke u stabilizuar situata dhe se ka tendencë në zvogëlim të prurjeve në kaskadën e lumit Drin.Sipas tij, tashmë strukturat e METE-s ndodhen në terren për të ndihmuar me mjetet e nevojshme financiare banorët e prekur nga përmbytjet në Shkodër, ndërsa shtoi se në këtë drejtim një kontribut të madh po jep edhe biznesi. Ciko tha gjithashtu se në Hidrocentralin e Vaut të Dejes shkarkimet kanë rënë nën 2000 m3/sek, aktualisht janë 1900 m3/sek, ndërsa prurjet në hidrocentralin e Fierzës maten rreth 650 m3/sek që do të thotë se kanë tendencë rënie. "Ne kemi vënë në dispozicion të zonave të përmbytura edhe repartin e inspektim shpëtim të minierave që është një strukturë e specializuar për ndërhyrje në raste të tilla", deklaroi Ciko, ndërsa ftoi biznesin për t'i ardhur më tepër në ndihmë banorëve të këtyre zonave.(s.g/Atsh/BalkanWeb)