E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Banorët të largohen nga zonat e përmbytura

 “Njëherësh ne u bëjmë thirrje atyre që ende nuk janë evakuuar, ta bëjnë sa më parë. Jeta e tyre sot vlen më shumë se çdo gjë.PS kërkon edhe njëherë marrjen e çdo mase në ruajtje të jetës së njerëzve dhe lehtësimin e pasojave të situatës tejet të rëndë në zonat e përmbytura,pasi orë pas ore rreziku shtohet”, theksoi Leskaj.Ajo ka shpjeguar edhe arsyet, sipas saj- që kanë çuar në këtë situatë, duke theksuar këtu një plan korruptiv nga ana e qeverisë. Për këtë arsye, Leskaj ka kërkuar largimin e ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti. “Sipas një plani që kaskadat e hidrocentraleve të grumbullonin më shumë ujë nga sa e lejon kapaciteti i tyre, vetëm e vetëm që kjo qeveri të mund të eksportonte energji, për të tentuar mbylljen e pjesshme të gropës së zezë që ka krijuar në buxhet, nënvizoj deputetja socialiste. Sipas saj, “në këto kushte Partia Socialiste kërkon me vendosmëri, largimin e Dritan Priftit si Ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës, si përgjegjës i drejtpërdrejtë i kësaj katastrofe, plotësisht e shmangshme”.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›