E Shtunë, 31 Tetor 2026

MB, shtyn deri në 19:00 afatin për tërheqjen e kartave

Ministria e Brendshme, i ka bërë apel qyetarëve të tërheqin kartat e identitetit duke njoftuar se zyrat e shpërndarjes elektronike do jenë të hapura edhe ditën e nesërme. "Për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë aplikuar dhe nuk e kanë tërhequr ende letërnjoftimin, gjithashtu dhe për t'ua mundësuar të drejtën e votës deri në minutën e fundit, zyrat e shpërndarjes së letërnjoftimeve elektronike do të funksionojnë edhe nesër gjatë gjithë ditës, nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 të mbrëmjes", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme. Ministria e Brendshme u ka bërë apel qytetarëve, që ditën e nesërme të dëshmojnë vullnetin dhe përkushtimin e tyre maksimal për zgjedhje të qeta, të lira e të ndershme, dhe sigurisht duke respektuar standartet ndërkombëtare të zhvillimit të zgjedhjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›