MB, udhëzim të ri për pasaportat biometrike

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Ministria e Brendshme bën të ditur se “udhëzimi i ri parashikon një procedurë të re të pajisjes me pasaportë biometrike”.
Sipas kësaj procedure, “shtetasit shqiptarë, që aplikojnë për pasaportë biometrike për çdo herë, duhet të pajisen me formular identifikimi me fotografi nga komisariati i policisë ku kanë vendbanimin, i cili plotësohet në dy kopje. Formulari i identifikimit miratohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Kopje e formularit të plotësuar dhe të verifikuar nga policia i paraqitet punonjësit të gjendjes civile pranë zyrës së aplikimit”.
/Start/
2011-11-15 21:34