E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pjesë të Unazës së Madhe hapen në pranverë

Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi inspektoi sot punimet e Unazës së Madhe të Tiranës nga ku edhe bëri premtimin.

“Jemi në pikën lidhëse të dy projekteve që ne kemi në zhvillim e sipër me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, pra në pikën ku takohet njëri lot i Unazës së Madhe të Tiranës dhe ku fillon autostrada Tiranë–Elbasan”. “Projekti parashikohet të mbaroj në fund të vitit 2012, por me ritmet që kemi, jam i bindur që në fundin e pranverës së vitit tjetër, projektet do të jenë të hapura dhe të kalueshme për trafikun transit nga Tirana në drejtim të Elbasanit, si dhe segmenti prej 3.1 km i Unazës së Madhe të Tiranës”, shtoi ai.

Më tëj ministri Olldashi tha se: “se me vënien në funksionim të këtyre dy kontratave, pra të lotit të Unazës së Madhe dhe të lotit të parë të autostradës Tiranë- Elbasan, do t’i jepet një lehtësim shumë i madh tranzitit të mallrave dhe të njerëzve, një lehtësim që do të përshpejtohet edhe më tej me vazhdimin e loteve të tjera të autostradës Tiranë –Elbasan”. Në të njëjtën kohë ministri Olldashi informoj se procedura e tenderit në pjesët e tjera të autostradës është në vazhdim e sipër, ndërkohë që theksoi që ecuria e tunelit të Krabës është shumë e mirë. /Start/

                                                                                             2011-11-15 17:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›