MBERTHECKAT QE ZBERTHEJNE PANGON
Mbrojtja që ish-ministri Pango përpiqet t‘i bëjë vetvetes është një tjetër sinjal i rrezikimit të frikshëm të standardeve morale të opinioneve. Nëse nuk do të qe kështu, ish-ministri nuk do të guxonte të mbrohej publikisht për atë që nuk mund të mbrohet. Por ai beson se gërryerja e moralit është e thellë dhe e shtrirë jo vetëm në klasën politike të kalbur, por edhe në elektoratin që e voton prej vitesh këtë klasë politike. Shpresa e tij e mbetur, fija shpëtimtare e barit ku është mbërthyer me të dyja duart Pango, është një bjerrje e mundshme masive e moralit, një tolerancë masive, "demokratike" ndaj imoralitetit. Dhe në këtë pikë intuita e tij duket se nuk gabon shumë. Është thuajse evidente që ne jemi një shoqëri që po kalon një periudhë krize morale. Kemi braktisur një sistem politik, por nuk kemi ndërtuar ende plotësisht tjetrin. Përpiqemi të lëmë pas patriarkalizmat, ndrydhjet e trashëguara të shoqërisë dhe karaktereve, por nuk kemi mundur të përqafojmë ende vlerat morale të lirisë, sepse nuk i kemi ende kushtet për të qenë plotësisht të lirë. Na mungojnë për këtë shumë faktorë, por mbi të gjitha drejtësia dhe begatia. Jemi të varfër dhe prangat e varfërisë na detyrojnë të trokasim në dyert e shtëpive të më të fortëve, të më të pasurve, të më të pushtetshmëve, që janë bërë të tillë duke dhunuar ligjin dhe moralin. Sepse nuk ka drejtësi. Dhe pasi janë bërë të pushtetshëm me padrejtësi, këta politikanë, ofiqarë apo biznesmenë, e ushtrojnë këtë pushtet mbi viktimat e varfërisë për të kënaqur epshet e tyre.
***
Ajo vajza që trokiti në shtëpinë e ish-ministrit të Kulturës, Pango, u bë (edhe pse duke investiguar si gazetare), përfaqësuesja e atyre qindra mijëra shqiptarëve që nevojat e egërsuara dhe shpresat e zvetënuara nga mjerimi i shtyjnë t‘u bëjnë temena politikanëve, zyrtarëve, t‘i votojnë dhe t‘u brohorasin mitingjeve, të trokasin dyerve të tyre. Të gjithë nuk janë njerëz të lirë, por janë "libertë", domethënë si skllevërit romakë që kur jua falnin lirinë, vazhdonin të ushqeheshin dhe jetonin me kotheret që ju falte ish-skllavopronari. Dhe ky i fundit i përdorte politikisht për të shtuar numrin e mbështetësve të tij kur votoheshin ligje në Forumin e Romës. Ajo që ndodhi e shëmtuar me Pangon, por që pa dyshim ndodh edhe me dhjetëra zyrtarë të tjerë të lartë të këtij shteti shumë të korruptuar, nuk do të ndodhte sikur në këto 20 vjet politika dhe qeverisjet t‘u kishin ofruar shqiptarëve punë, drejtësi dhe liri. Sepse puna është lirim, liria është drejtësi dhe drejtësia dinjitet. Politikat dhe qeverisjet e dështuara, duke mbjellë papunësi dhe varfëri, i kanë goditur shqiptarët në dinjitetin e tyre, në lirinë e tyre. Ajo që ndodhi atë natë në shtëpinë e një ministri të Kulturës, është një dramë me shumë akte që është luajtur dhe vazhdon të luhet në shumë pragje pushtetesh, ministrash, drejtorësh, kryetarë bashkish apo komunash.
Nuk ka rëndësi nëse vajza që trokiti në derën e një ministri në kërkim të një pune qe apo nuk qe gazetare e "Fiks"-it. Nuk ka rëndësi si qe veshur. I rëndësishëm është fakti (dhe këtë e perceptuan të gjithë teleshikuesit) që ministri Pango u përpoq ta zhvishte deri edhe duke u përleshur me "mbërtheckat" e saj. Pango mbrohet dhe thotë se u provokua dhe u josh nga një "dekolte e ekzagjeruar" dhe "treçereku i gjoksit jashtë"? Aha, por kjo mund të jetë avokatia e çdo zyrtari të lartë që pranon një ryshfet apo zarf parash! Kushdo nga këta zyrtarë të korruptuar mund të thotë se e provokuan, duke i treguar zarfin dhe se ai nuk mundi ta përballojë tundimin, ndaj i futi paratë në xhep. Mos vallë paratë janë për njeriun më pak tunduese sesa seksi? Aspak! Aq më tepër kur seksi mund të blihet edhe me para. Paraja e mposht seksin dhe e shndërron atë në mall. Por po ashtu edhe pushteti (që pjell para) e shndërron seksin në mall, në këmbim të një rroge pra, të parave. Prandaj "logjika" e provokimit fatal nuk e shpëlan nga mëkati i korruptimit Pangon, pavarësisht se edhe Oskar Wilde thotë që "burri është triumfi i logjikës mbi moralin". Por nuk e thotë për ministrin apo politikanin. Prandaj nuk ka vlerë për skandalin "Pango". Aq më tepër në këto kohë, kur morali i shtetit dhe shoqërisë rri pezull mbi humnerën e një degjenerimi shkatërrues dhe vendit i duhen ministra dhe qeveritarë që përfaqësojnë triumfin e moralit mbi "logjikën".
***
Por morali nuk shëndoshet pa drejtësi. "Sexgate" i Pangos është një tjetër skandal që denoncon kalbëzimin që i ndodh qeverisjes dhe administratës, kur mungon drejtësia. Kur Partia Demokratike dhe qeveria e "duarve të pastra" erdhën në pushtet, mediat afër tyre nisën të denoncojnë me të madhe shndërrimin e administratës në "kuplarara" të ish-qeveritarëve socialistë. Janë përmendur deri edhe prezervativët "rozë" të flakur nëpër koshat e mbeturinave. Dhe çfarë shohim pas katër vjetësh të një qeverisjeje që premtoi "ndryshim"? Shohim sesi ministri i Kulturës së qeverisë së "ndryshimit" përpiqet që "me duar të pastra" të zbërthejë mbërtheckat e këmishës së një vajze 30 vjet më të re se ai, për të parë "ndryshimin"(?) e saj në peshë! Dhe ka paturpësinë të mbrohet me sofizma banalë me plot kontradiksione logjike. Në një rast Pango thotë që nëse befas të shfaqet një gocë vonë në derë të shtëpisë, "edhe mund ta shikosh" në trup. Por është po ai që pranon se e kapi nga "mbërtheckat", sepse u provokua nga që ajo e kish "treçerekun e gjoksit jashtë". Pango duhet ta sqarojë publikun nëse tentoi t‘ia zbërthejë gocës mbërtheckat, sepse "i ra në tru", apo se i lejohej ta shihte në trup për të vlerësuar nëse bënte për panair. Nëse e bëri për hatër të qejfit, apo për hatër të "detyrës"? Njeri pohim kundërshton tjetrin. Cilin nga ata do të mbajë? Por Pango mund t‘i mbajë të dyja. Sepse nuk është qeveritari i parë për të cilin detyra është seks dhe seksi është "detyrë". Po sikur të thotë se goca "i ra në tru", ndërsa e zbërthente për ta parë nëse vlente për panair? Atëherë na mbetet vetëm të pohojmë se ministri i Kulturës ka pasur një detyrë shumë të vështirë. Dhe jo vetëm do ta falim, por do i lutemi të na falë. Madje, të bëhet prapë ministër dhe të rifillojë me "zbërthimet".
***
Do të qe më e ndershme që Pango të heshtte. Orvatja e tij për t‘u mbrojtur është sfidë ndaj moralit të shoqërisë, të vërtetës dhe drejtësisë. Ajo është shprehje e asaj arrogance të verbër që nuk njeh asnjë kufi dhe që ka mbërthyer sot një politikë që nuk kontrollohet nga ligji, por kontrollon ligjin, që nuk kontrollohet nga drejtësia, por e bën si ia do qejfi "drejtësinë". Një politikë që pikërisht për shkak se nuk ka drejtësinë mbi kokë punëson, ç‘punëson, amendon, josh, frikëson, pallon, vret, rrënon, poshtëron, mashtron, korrupton, pronëson, ç‘pronëson jo vetëm individë, por një popull të tërë. Politika dhe pushtetet e saj të gjithëfuqishme dhe të pakontrolluara nga asnjë pushtet tjetër, janë e keqja e të gjitha të këqijave që kanë pllakosur Shqipërinë. Një e keqe e tillë janë kultet e liderëve të mëdhenj që sundojnë duke dalë mbi institucionet, Kushtetutën dhe vullnetet popullore, kulte që përvetësojnë si arritje të tyren çdo meritë, por që largojnë nga vetja çdo përgjegjësi për skandalet e politikanëve të korruptuar që ata vetë i bëjnë ministra. Sepse arroganca që inkurajoi ministrin Pango të fusë duart deri te "mbërtheckat" e një vajze, është e ushqyer nga kulti i paprekshëm i Kryeministrit Berisha, nga fryma e sundimit të liderit, pushtetit dhe politikës mbi gjithçka dhe që i jep vetes lirinë të bëjë gjithçka. Është një frymë krejt në kundërshtim me modestinë, përulësinë e një politike që ka ardhur në pushtet të shërbejë dhe jo që t‘i shërbejnë. Është krejt në kundërshtim me frymën e një sistemi ku vërtet politika qeveris, por është drejtësia që sundon. Skandali "Pango" është një nga ata çibanë të një korrupsioni që ka vite që marshon lakuriq para syve të shqiptarëve, por që askush (si në përrallën e Andersenit) nuk e denoncon se është lakuriq. Një heshtje prej skllevërish që është thërrmuar vetëm nga shpërthime të përgjakshme dhe rrënuese si ai i Gërdecit apo nga denoncime të medias, të tilla si ky i "Fiks Fare". Por denoncimet e medias duhen mbështetur nga drejtësia dhe opinioni publik. Sepse ka ca kohë që politikanët po përpiqen të zhvillojnë ca "morale" apo politikëra "të reja" për t‘u mbyllur gojën medias dhe gazetarëve që i kritikojnë. Dhe mendoni se ç‘mund të bëjnë qeveritarët pa qenë nën vëzhgimin e medias dhe nën gjykimin e drejtësisë. Nuk do të linin "mbërtheckë" pa zbërthyer.