Pse duhet t‘i kërkojmë Kadaresë të jetë disident?
Ndoshta çmimi "Nobel" është shumë i politizuar për të qenë treguesi i vërtetë i përsosmërisë së letërsisë botërore dhe ndoshta "bota e letërsisë" është një kategori tepër problematike që në fillesat e saj. Mbetet ende pyetja se përse shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, nuk u vlerësua në çmimet e Stokholmit dhe pse ende është pak i njohur në botën anglisht-folëse, pavarësisht se është përkthyer shumë në frëngjisht. Problemet themelore të përkthimit vijnë për disa arsye: nën regjimin e Enver Hoxhës, Shqipëria nuk ka nënshkruar asnjëherë konventën për të drejtat e autorit, gjë që do të thoshte se shtëpitë botuese nuk kishin mundësi të blinin të drejtat e botimit, ndërsa problemi është rënduar më tepër nga mungesa e përkthyesve shqip-anglisht. Pjesa më e madhe e veprave të Kadaresë në anglisht vijnë nën përkthimin e David Bellos nga frëngjishtja. Fakti që Le Clezio, fituesi i "Nobel 2008" nuk është aq shumë i përkthyer në anglisht, do të thotë që kjo nuk ndikon në çmim. Çfarëdo që mund të ketë ndodhur në rrugën e tij, vazhdimisht theksohet bashkëpunimi i shkrimtarit me regjimin e Hoxhës. Edhe pse nuk ishte pjesëtar partie, Kadare në një farë mënyre ishte kryetar i një instituti kulturor të drejtuar nga gruaja e diktatorit të frikshëm, Nexhmija. Në vazhdën e kundërshtimeve, disa deklarojnë se veprat e Kadaresë të shkruara gjatë regjimit të Hoxhës, veçanërisht "Dimri i Madh", i thurin dukshëm lëvdata drejtuesit dhe ndarjes së tij nga sovjetikët më 1961, pas së cilës vendi komunist u sintetizua në mitologjinë ultra-nacionaliste. Disa kritika kanë përfituar nga pohimi i ndershëm i Kadaresë që ai nuk e ka konsideruar asnjëherë veten disident. Disidenca ka qenë një identitet që ja veshën më vonë gazetarët e huaj. Më e rëndësishme është se historia e Ballkanit ka qenë gjithnjë frymëzuese për Kadarenë. Gjithë historia e Shqipërisë është ritreguar përmes veprave të tij të shumta, që nga antikiteti grek, te perandoria otomane e deri në ditët e sotme. Përveç kësaj, gjatë regjimit të Hoxhës, ka disa tregues që Kadare e konsideronte këtë rishkrim si një armë në dorën e tij. Robert Elsie është përpjekur të shpëtojë reputacionin politik të Kadaresë, duke e quajtur atë "shkrimtar thellësisht disident". Po pse kërkojmë ende që Kadare të ketë qenë disident? Pse kemi kritikë kaq dashamirës që janë gati ta riportretizojnë për t‘i dhënë më shumë peshë veprës së tij? Vetë Kadare ka thënë disa herë se të shkruarit ka qenë një proces rezistence në vendin e tij? Atëherë kur ishte e pamundur të kritikonte Hoxhën, Kadare gjeti ngushëllim në rrëfimet historike dhe alegorike, duke ikur prej kufijve të soc-realizmit komunist.
David Bellos shkruan në parathënien e "Kështjellës" se vepra është një studim i dyfishtë i "mentalitetit të rrethimit" nën regjimin e Hoxhës, por akuzat do të vazhdojnë të thonë se regjimin e Kadaresë e dënojnë vetëm veprat e fundit, atëherë kur ai e pa të përshtatshme se mund ta bënte. Por e shkruara e tij nuk është e gënjeshtërt: "Pallati i ëndrrave", "Kështjella" dhe romanet që ka shkruar pas rënies së komunizmit janë shprehje e qartë e sensit të tij kritik. "The Guardian"
David Bellos shkruan në parathënien e "Kështjellës" se vepra është një studim i dyfishtë i "mentalitetit të rrethimit" nën regjimin e Hoxhës, por akuzat do të vazhdojnë të thonë se regjimin e Kadaresë e dënojnë vetëm veprat e fundit, atëherë kur ai e pa të përshtatshme se mund ta bënte. Por e shkruara e tij nuk është e gënjeshtërt: "Pallati i ëndrrave", "Kështjella" dhe romanet që ka shkruar pas rënies së komunizmit janë shprehje e qartë e sensit të tij kritik. "The Guardian"