E Shtunë, 31 Tetor 2026

MBami dëshiron Lazion

Agjenti i mesfushorit të Olympique Marseille, Modeste MBami, ka dërguar një porosi në drejtim të Lazios për të dërguar ofertë në drejtim të klubit francez. Kamerunasi në fund të sezonit do të jetë pa kontratë dhe mund të kalojë si lojtar i lirë në cilin do ekip, por duket se ai ka zgjedhur Lazion. "Asnjë ofertë konkrete nuk ka arritur. Në fillim të sezonit Modeste dëshironte të qëndrojë, por tash është duke qëndruar në stol dhe nuk dëshiron të mbetet aty. Lazio, nëse je e interesuar, të lutem dërgo ofertë, sepse nuk ka kohë për të humbur", ka deklaruar agjenti i lojtarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›