E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali mposht Cityn për Diarran

Real Madrid raportohet se ka arritur marrëveshje për të transferuar mesfushorin e Portsmouthit, Lassana Diarra. Daily Mail ka shkruar se Reali është pajtuar të paguajë 20 milionë funte për të nënshkruar me Diarra.
Kampioni i Spanjës është afër kompletimit të marrëveshjes me 23-vjeçarin, i cili ishte caku numër 1 i Manchester Cityt për afatin kalimtar të janarit.
Trajneri i Cityt, Mark Hughes, shpresoi të nënshkruajë me francezin, por 18 milionët e ofruara nga klubi anglez ishin të pamjaftueshme për të mposhtur Realin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›