E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permiresohet situata nga zjarret ne vend

Drejt përmirësimit të plotë është situata nga zjarret në Elbasan. Vatra e fundit ka qenë në fshatin Trashovicë në Gramsh, e cila është shuar pas angazhimit të forcave. Aktualisht në Elbasan nuk ka asnjë problem me zjarret. Mustafa Arapi, shefi i Shtabit të Emergjencave në Elbasan, thotë se janë marrë të gjitha masat për parandalimin e dhe fikjen zjarreve.

Në Qarkun e Shkodrës janë ndaluar 16 persona të dyshuar si zjarrvënës të qëllimshëm. Më problematike situata paraqitet në rrethin e Pukës me 8 vatra zjarri aktive, në komunen Qafë-Mali dhe në komunën Blerim. Zjarre në vazhdim, por që duken të jenë nën kontroll janë në Malin e Krrabit, në komunën Qelëz dhe në Qafën e Sharrit.

Në Qarkun e Korçs, gjithashtu situata është në përmirësim. Pas operacioneve nga ajri, janë shuar plotësisht zjarret në Voskopojë, ndërkohe që po punohet për shuarjen e zjarreve në Dardhë dhe në Bosdovec. Të gjitha vatrat e zjarrit në Korçe janë të izoluara. Edhe në qarkun e Peshkopisë, ndonëse ende ka vatra aktive, shumë prej tyre janë shuar ose janë nën kontroll. Në zonën e Lurës dhe të Selishtës vazhdojnë të jenë ndezur 5 vatra zjarri, kurse në Bulqizë të katra vatrat janë drejt shuarjes.

Në Qarkun e Kukësit situata nga zjarret është vënë nën kontroll të plotë, ndërkohe po punohet për shuarjen e tyre. Ende më problematike paraqiten zonat në Kalimash, Koretnike, Lekbibaj, Markagegaj. Nuk ka patur dëme në banesa, ndërsa në fund të operacioneve, pritet të dalin edhe shifrat e dëmeve në pyje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›