E Shtunë, 31 Tetor 2026

MD Sherbimet ligjore falas te varferve

TIRANE - Komisioni per Ndihme Juridike mblodhi diten e djeshme ne nje tryeze te rrumbullaket perfaqesues te Ministrise se Drejtesise dhe organizmave te tjere qe ofrojne kete sherbim. Ne takim ndodhej zevendesministrja e Drejtesise Brikena Kasmi perfaqesuesi i Dhomes Kombetare te Avokatise Artan Hajdari anetari i KLDS-se Neshat Fana si dhe perfaqesues te shume prej organizmave qe ofrojne falas ndihmen juridike. Gjate tryezes pjesemarresit hodhen mendimin se ligji per ndihmen juridike miratuar dy vjet me pare eshte mjaft i pershtatshem por moszbatimi i drejte i tij nga organet qe e kane per detyre ka sjelle mjaft probleme. Pjesemarresit ne diskutim e vune theksin edhe ne rastet kur ndihma juridike ofrohet falas duke bere te ditur se mjaft prej ketyre institucioneve jo shteterore qe e benin tashme dicka te tille duhet te inkurajoheshin sidomos ne ceshtjet penale ndaj te miturve apo edhe personave qe nuk disponojne kapacitetet e duhura ekonomike. Diskutimi i pjesemarresve u be rreth temes Persosja e sistemit te Ndihmes Juridike kusht paresor per rritjen e aksesit ne Drejtesi. f.m

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›