E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dajti revoltohet me 9 policet

/ /

I akuzuari per ekzekutimin e kater punonjesve te policise ne gusht te vitit 2009 reagoi nga qelia e salles se gjyqit kur gjykata vendosi shtyrjen e seances per shkak te mosparaqitjes se deshmitareve. Ata genjejne kot u shpreh Dajti pasi degjoi perfaqesuesin e prokurorise kur tha se oficeret e policise te thirrur deshmitare ishin ne nje operacion. Ne seancen e djeshme ne ngarkim te tij dhe dy te bashkepandehurve Ergest Xhoxhi dhe Mariglen Muca gjykata relatoi se asnje nga deshmitaret e njoftuar nuk ishte paraqitur ne seance. Nje nga prokuroret e ceshtjes pohoi se deshmitaret ishin punonjes te policise dhe se ishin te angazhuar ne nje operacion. Njekohesisht prokurori i kujtoi gjykates se nje seance me pare te gjithe deshmitaret ishin paraqitur ndonese ajo seance u shty per shkak te mungeses se mbrojtesve. Jane efektive dhe per vete profilin e punes se tyre jane te angazhuar ne nje operacion u shpreh perfaqesuesi i akuzes. I menjehershem qe reagimi i te pandehurit Dajti. Arjan Muca nuk eshte me drejtor i drejtorise ne ate pozicionin qe ka qene. Ai nuk eshte ne operacion. Ata jane ne zyre por nuk duan me ardh foli me ton te larte i pandehurit Dajti. Gjithashtu ne seancen e djeshme kryesuesja gjyqtarja Nertina Kosova relatoi para paleve se kerkesa e mbrojtesve te Dajtit per perjashtim te trupes gjykuese ishte rrezuar si e pabazuar ne ligj dhe ne prova. Seanca e djeshme ishte e 28-ta ne radhen e seancave gjyqesore ne ngarkim te te pandehurit Dritan Dajti dhe dy te bashkepandehurve te tij. Ndonese ka kaluar nje numer i konsiderueshem seancash mungesat e njepasnjeshme te mbrojtesve ne proces jane bere shkak per nje sere seancash te pazhvilluara. Ne seancat e meparshme avokatet mbrojtes te Dajtit kane pretenduar se do te provojne qe vrasja e punonjesve te policise Fatos Xhani e Sajmir Duckollari si dhe vrasja e shtetasit Ledion Mara jane kryer nga efektivet e Policise se Shtetit te pranishem me arme ne vendngjarje dhe jo nga klienti i tyre.

Armand Bajrami

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›