Vellai i Fatmir Xhindit Greve urie nese nuk zbardhet vrasja
FIER - Vrasja e kreut te komunes se Terthores ne Kukes ka sjelle dhe reagimin e familjes se deputetit Fatmir Xhindi vrare 1 vit e gjysme me pare ne Roskovec. Te afermit e deputetit socialist Fatmir Xhindi reagojne serish duke kerkuar drejtesi ndersa ka kaluar nje kohe e gjate qe nga krimi i ndodhur ne deren e shtepise se tij. Vellai i deputetit Ilir Xhindi e ka quajtur kete vrasje te Kukesit te njejte me ate qe ndodhi ne vitin 2009 ne Roskovec. Ai madje thekson se kjo ngjarje ka te njejtin skenar me ate kur vellai i tij u qellua nga persona te panjohur ne oborrin e shtepise. Xhindi ashtu si dhe me pare akuzon strukturat shteterore per perfshirje ne krim ndersa i quan ato inegzistente. Ne emer edhe te familjareve dhe te afermve te tij vellai i deputetit ndonese nuk le afat kohor shprehet se nese nuk zbardhet vrasja e Fatmirit do te nisin nje greve urie. Greva do te vazhdoje deri ne vendosjen perpara drejtesise te autoreve te krimit. Une e kam thene dhe vazhdoj ta them se jane vetem strukturat shteterore ato qe bejne vrasjet po ne te njejten ore po ne te njejten skene dhe do na vije keq kur edhe familjes Veseli ne Kukes ti thone qe nuk ka asnje lloj prove e asnje te dyshuar per ekzekutimin e birit te tyre. Keto jane vrasje te pastra politike keto jane vrasje qe behen ne prag zgjedhjesh sic u be me vellain tone. Prandaj ne keto kushte nese ngjarja nuk zbardhet ne jemi gati per te hyre ne greve urie u shpreh ne fjalen e tij Ilir Xhindi. Disa here vellai i deputetit te vrare ka kerkuar qe vrasja e Fatmirit te zbardhet sa me pare nderkohe qe te gjithe kreret e larte shteterore kane premtuar se shume shpejt do te gjendet fajtori. Pak kohe me pare Policia e Shtetit deklaroi se hetimet kishin shkuar shume larg dhe gjithcka ishte afer zbardhjes se kesaj ngjarje te rende. Duhet permendur fakti se policia e perjashtoi pisten e vrasjes per motive politike por nga ana tjeter ende nuk ka dhene nje piste te sakte per motivin e vrasjes dhe aq me pak per autoret e saj. m.r