E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-agjenti i SHIK Skam dijeni per Hoxhen

TIRANE - Gjykata per Krimet e Renda u njoh dje me nje nga deshmitaret e fundit te prokurorise ne procesin gjyqesor te dosjes Remzi Hoxha. Disa seanca me pare gjykata pati vendosur qe deshmitari Edmond oku te pyetej me ane te leterporosive per shkak te banimit te tij ne Itali por dje ai u shfaq tek Krimet e Renda. oku tha se kishte punuar ne drejtorine e SHIK-ut Tirane ne pranvere te 1995-es deri ne vjeshte te vitit 1997. Deshmitari mohoi para gjykates te kishte shoqeruar eproret e tij drejt Sarandes ne vitin 1995 dhe as te kishte shoqeruar nga Saranda ne Tirane nje shtetas te quajtur Ziso Kristopulin. Mbaj mend qe ne kuader te punes te kemi kryer sherbime jashte Tirane ne Durres e ne Burrel. Te tjera nuk mbaj mend tha deshmitari. Ne vijim ai pohoi se kishte shkuar edhe ne Sarande por se nuk i kujtohej qellimi per te cilin kishte vajtur. Nuk e mbaj mend mire por kam qene nje here ne Sarande. Shkuam dhe u kthyem. Se mbaj mend pse shkuam tha deshmitari. Negative ishim pergjigjet e okut edhe ndaj pyetjeve te prokurorit te ceshtjes mbi njohjet e deshmitarit me shtetasin Ziso Kristopuli apo Avdyl Loshajn. Asnjehere nuk i kam njohur u shpreh deshmitari oku.
Gjithashtu deshmitari mohoi te kishte degjuar ndonjehere per nje vend te quajtur Vain ne Lezhe. Pas mbarimit te deshmise se okut gjykata vendosi shtyrjen e seances ne pritje te disa leterporosive. Tre te pandehurit e kesaj ceshtjeje akuzohen nga prokuroria per rrembimin dhe torturimin e Remzi Hoxhes Ziso Kristopulit dhe Avdyl Loshajt ne vitin 1995 me pasoje zhdukjen e Hoxhes. ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›