E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet ne Rinas i shumekerkuari per vrasje

TIRANE - Nje person i shumekerkuar nga drejtesia shqiptare per vrasje i cilesuar me rrezikshmeri te larte shoqerore u arrestua dje ne aeroportin e Rinasit. Burime nga policia thane se kane arrestuar 35-vjecarin nga Berati Ilir Kondi i cili ishte deportuar nga Holanda per mungese dokumentacioni. Ne momentin e arrestimit atij iu gjet nje pasaporte me emrin Alfred Zguri qe dyshohet te jete e falsifikuar. Pavaresisht kembenguljes se ai ishte i njejti person me ermin qe shenonte ne pasaporte pas verifikimeve ne sistemin TIMS dhe MEMEX ne aeroportin e Rinasit rezultoi se personi i deportuar ishte nje i shumekerkuar per vrasje dhe emri i tij i vertete eshte Ilir Kondi. Burimet sqaruan se ai u arrestua menjehere dhe gjate marrjes ne pyetje ne polici ne asnje moment nuk ka pranuar se eshte Ilir Kondi duke pretenduar se eshte nje ngaterrese pasi ai nuk ka kryer asnje vrasje dhe eshte i pafajshem. Kondi akuzohet per vrasjen e Fadil apkes dhe plagosjen e gruas se tij ne vitin 1997 ngjarje e ndodhur ne Polican te Skraparit. Per kete ngjarje eshte denuar nga gjykata ne mungese me 20 vjet heqje lirie duke u shpallur me pas ne kerkim nderkombetar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›