META "Forca jone integrimi, jo perjashtimi"
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, deklaroi dje se ftesa e tij mbetet hapur dhe shpreson qe te gjithe te reflektoje e te kuptojne, se e majta e ka pasur forcen e saj tek integrimi dhe jo tek perjashtimi. "Bashkepunimi dhe koordinimi per mbrojtjen e standardeve te zgjedhjeve te 28 qershorit, eshte me se i domosdoshem dhe ne kete drejtim une i bej apel gjithe strukturave te LSI dhe te PS dhe gjithe forcave te tjera opozitare, te koordinojne ne baze, te koordinojne ne komisionet e qendrave te votimit, te qendrave te numerimit, qe te mbrohen ne menyre sa me efikase standardet e zgjedhjeve te 28 qershorit", drejtoi thirrjen per bashkim, Meta. Ai shprehu gjithashtu vullnetin per te bashkepunuar, ne radhe te pare per mbrojtjen e standardeve te zgjedhjeve ne 28 qershor.