E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano: Rama, karriere duke percare te majten

Bojkoti i Rames ne takimin e perfaqesuesve te se majtes, qe u mblodhen dje ne nje takim te perbashket per te bashkepunuar ne mbrojtje te standardeve te zgjedhjeve me 28 qershor dhe largimin e kryeministrit Berisha nga pushteti, eshte cilesuar nga ish-kryesocialisti Fatos Nano, si reagim foshnjor dhe duke e akuzuar se nuk ndertohet karriera politike mbi percarjen. "Une besoj se, nese je politikan i pergjegjshem, nuk mund t'i pergjigjesh iniciativave te tilla ne menyre foshnjore, nuk mund te neglizhohet nje perpjekje qe eshte ne ADN-ne e se majtes, ne nje kohe kur edhe moda politike e kohes te con ne referenca Obama-Hillari Klinton", theksoi Nano, pas takimit me liderin e LSI-se, Meta dhe kryetarin e PSV '91 Koci, teksa i eshte referuar Rames per mungesen e tij ne kete takim. Por megjithate, vijoi lideri historik i Partise Socialiste, Obama dhe Hillari Klinton punojne se bashku, ndersa mungesat ne kete tryeze, mesa duket lidhen me nje histori te qarte dhe te strukturuar qe mban te percare te majten. Nderkohe qe Nano ka hedhur poshte te gjitha hamendesimet, se gjithe kjo iniciative ka per qellim largimin e Rames nga drejtimi i PS. "E rendesishme eshte te jemi serish prane njeri-tjetrit ne traditen me te mire te socialisteve dhe te se majtes progresiste gjate gjithe epokes te pluralizmit. Po ritheksojme se nuk drejtohet kunder askujt kjo iniciative, por eshte ne dobi te te gjitheve. Kemi pas thene dikur se nuk kemi c'i bejme fenomenit te vetlargimit", u pergjigj Nano ndaj interesimit te medieve. Ne pergjigje te fteses, te bere pak dite me pare nga kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, rreth ores 12:00, ne ambientet e hotel "Tirana" mberriti ish-lideri historik i Partise Socialiste, Fatos Nano dhe kryetari i PSV '91 Petro Koci. Ne kete takim mungonte kryetari aktual i Partise Socialiste, Edi Rama, mungese e pritshme kjo, pas deklarates se bere dite me pare per mospranine e tij. Pas nje takimi rreth 30 minuta te politikaneve, treshja Nano-Meta-Koci ne nje konference per mediat, shprehen qendrimin per zgjedhjet parlamentare, nepermjet nje deklarate te perbashket. Ne panelin e tryezes, ku politikanet zhvilluan perballjen e tyre me gazetaret. Por pavaresisht mungeses se liderit te partise me te madhe ne opozite, per kreun e LSI-se, Ilir Meta, ftesa qe i eshte drejtuar pak dite me pare edhe PS-se, mbetet e hapur. "Kur pak dite na ndajne nga mbajtja e zgjedhjeve te 28 qershorit, me pergjegjesine se keto zgjedhje jane vendimtare per te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise, ne aspektin e plotesimit te standardeve si vend anetar i NATO-s, por edhe per integrimin e saj ne BE, ne shprehim vullnetin politik per angazhimin e te gjithe kontributeve te se majtes progresiste, per garantimin e nje procesi zgjedhor te lire dhe te ndershem", thuhet ne deklaraten e perbashket te lidereve politike. Gjithashtu, ata shprehen vullnetin politik nderprerjes se diversionit te forcave te majta ndaj njera-tjetres, vendosjen e nje bashkepunimi sa me te gjere midis partive te majta dhe progresiste, per arritjen e objektivit kryesor. "Largimin e Sali Berishes dhe qeverisjes se tij te deshtuar, krijimin e frymes se opozites ne fitoren e se majtes progresiste", vijoi me tej qendrimi unanim i politikaneve, pas takimit "koke me koke". Sipas tyre, objektivi i tyre i perbashket eshte largimi i Sali Berishes dhe mund te realizohet me perpjekjet e perbashketa dhe me koordinimin e te gjithe faktoreve politike te saj.

NANO: "Ne fushate, per te sjelle bashkim"

Ish-kryetari i Partise Socialiste, Fatos Nano, duke iu pergjigjur interesimit te gazetareve, nese do te perfshihet ne fushaten e LSI apo PSV '91, deklaroi se nuk ndodhej aty ne favor apo ne dem te lidereve. "Jam per te sjelle tek lideret e sotem te se majtes, edhe ne vemendjen e opinionit publik, nevojen e pranimit te njeri-tjetrit ne emer te interesit me te madh qe bashkon njerezit dhe ky eshte mesazhi im i progresit, apo kjo eshte menyra me e mire e bashkerendimit te energjive, per te cuar Shqiperine perpara", deklaroi Nano. Ai theksoi se ndodhej ne ate takim, per shkak se pjesa derrmuese e socialisteve kerkon bashkepunimin perballe interesit me te madh qe ekziston si sfide per te ardhmen, jo thjeshte te se majtes, por te Shqiperise evropiane, largimit te regjimit te Berishes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›