E Diel, 1 Nëntor 2026

METE: Bulqizë, u pezulluan 7 leje minerare dhe u reduktua sipërfaqja për 5 të tjera

Tiranë, 25 Qershor NOA Me anë të një projekt-vendimi të posaçëm, ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ka përcaktuar koordinatat e zonave të rrezikshme në Bulqizë dhe ku ndalohet shfrytëzimi minerar.

Drejtori i Përgjithshëm i Politikave të Zhvillimit të Burimeve Natyrore në z. Dritan Ylli përmes një deklarate për shtyp, së bashku me Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Taulant Musabelliu, tha se ministri Dritan Prifti ka firmosur pezullimin e 7 lejeve në zonën minerare të Bulqizës, si dhe reduktimin e sipërfaqeve të shfrytëzimit minerar për 5 leje, të cilat mbivendosen në zona të rrezikshme të krijuara gjatë shfrytëzimit minerar të viteve të fundit.

Gjithashtu, Ylli informoi se në zbatim të Planit të Veprimit, METE ka përgatitur një projekt-vendim, i cili përcakton qartë koordinatat e zonave të rrezikshme dhe ndalon rreptësisht shfrytëzimin minerar në këto sipërfaqe, duke evidentuar dhe parandaluar aksidentet e mundshme.

Me qëllim parandalimin e konflikteve dhe rreziqeve që rrjedhin prej veprimtarive minerare në zonën e Bulqizës, si dhe vlerësimit dhe respektimit të programeve të punës dhe projekteve të aktivitetit minerar të shoqërive që veprojnë në këtë zonë, dhe njëkohësisht në respekt të zbatimit të detyrave të lëna gjatë këtyre kontrolleve të ushtruara në vazhdimësi, ku rezulton shkelje e rregulloreve, në zbatim të ligjit minerar shqiptar, ministri i Ekonomisë ka firmosur pezullimin e 7 lejeve; si dhe reduktimin e sipërfaqeve të shfrytëzimit minerar për 5 leje, të cilat mbivendosen me zona të rrezikshme të krijuara gjatë shfrytëzimit minerar të viteve të fundit, deklaroi Ylli.

Duke shtuar se marrja e këtyre masave, tepër të rëndësishme, synon shmangien dhe minimizimin e konflikteve dhe aksidenteve në këtë minierë.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›