E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Përnaska: Rama ka tre vjet që bojkoton detyrën e kryebashkiakut

Tiranë, 25 qershor, NOA Deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska ka vënë në shënjestër rishtas kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, njëherësh kreu u PS-së, se ka tre vjet që nuk kryen detyrën e kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit.

Ka tre vjet që Rama e ka braktisur detyrën e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës, praktikisht qyteti i Tiranës nuk ka Kryetar Bashkie e në këto tre vjet qytetarët e Tiranës e kanë parë zotin rama, të merret me gjithçka tjetër por, jo me problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë qytetarët e Tiranës, deklaroi deputetja Përnaska.

Sipas saj, kreu i Bashkisë së Tiranës nuk mund ta quajë detyrën e tij të përmbushur vetëm me një foto çasti pranë një kanali të ri, apo eskavatori, pasi qytetarët nuk mund të gënjehen.

Deputetja e PD-së, tha ndër të tjera se qytetarët e Tiranës e kanë parë zotin Rama në turin e tij parazgjedhor Dialog me Shqipërinë, në turin e tij paszgjedhor për të qëndruar si kryetar i Partisë Socialiste, duke organizuar protesta, greva urie, e duke bllokuar akse rrugesh.

Përnaska vijoi më tej duke thënë se Rama është parë të lobojë kundër heqjes së vizave dhe integrimit aq të shumëpritshëm për shqiptarët, por aspak tu shërbejë qytetarëve të vet, si Kryetar Bashkie.

Duke e quajtur këtë një papërgjegjshmëri të kryetarit të Bashkisë, Përnaska nënvizoi se Ka tre vjet që z. Rama ka bojkotuar qytetin dhe qytetarët e tij, detyrën për të cilën është zgjedhur. Dhe komuna më e vogël e vendit ka nevojë për një kryetar me kohë të plotë, kurse Tirana, kryeqyteti i vendit, me rreth 700 mijë banorë dhe probleme të shumta përbën shqetësimin e fundit të zotit Rama.

mit/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›