METE: Gati pr/ligji që liberalizon tregun e energjisë elektrike
TIRANË- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës me anë të një deklarate për shtyp bën me dije se ka hartuar projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9072, datë 22.05.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, i cili do të përbëjë një hap përpara në liberalizimin e tregut të energjisë elektrike. Hartimi i këtij projektligji është bërë në përputhje me direktivat e BE për sektorin e energjisë elektrike.
Propozimi për ndryshimet në këtë ligj ka ardhur nga KESH, me qëllim riparimin e fenomenit të kalimit të klientëve të klasifikuar në ata tariforë. KESH propozin që “të ndërhyet në ligjin 9072, datë 22.5.2003” Për sektorin e energjisë elektrike”, ku të përcaktohet që konsumatorët e energjisë elektrike, të lidhur me rrjetin 110 kV e lart të transmetimit të energjisë, si dhe ata, që pavarësisht se nuk janë të lidhur në këtë rrjet, por që konsumojnë mbi 50.000.000 kËh (pesëdhjetë milionë) energji elektrike në vit, të konsiderohen automatikisht Klientë të Kualifikuar dhe të furnizohen me energji elektrike në treg të lirë nga Furnizuesit e Kualifikuar.
Sipas METE me anë të kësaj ndërhyrje do të realizohet hapja dhe liberalizimi real i tregut të energjisë elektrike në Shqipëri, i cili aktualisht është liberalizuar vetëm formalisht dhe do të prishen monopolet e krijuara në tregun e energjisë elektrike.
“Me këtë projektligj, energjia e prodhuar nga HEC-et ekzistuese me kosto të ulur dhe kapital 100 për qind shtetëror do të shkojë për furnizimin e konsumatorit familjar dhe bizneseve të vogla dhe të mesme. Këto ndryshime duhen bërë shpejt, në mënyrë që të gjithë operatorët e tregut të jenë të përgatitur për të operuar normalisht në vitin 2012 dhe ERE të ketë mundësi të marrë në konsideratë këto ndryshime, në përcaktimin e çmimeve dhe tarifave për sektorin e energjisë elektrike për vitin 2012”, thuhet në njoftimin e METE.
(m.a/BalkanWeb)