PD, Mustafaraj: Nuk është koha për debatin Berisha-Rama
TIRANE- Partia Demokratike reagon pas ftesës për debat publik që kryesocialisti Rama i bëri kryeministrit Berisha, njëherësh kryetar i PD-së. Sipas zëdhënëses Albana Mustafaraj tashmë nuk është koha e përshtatshme për një debat të tillë, i cili duhet të ishte zhvilluar në prag të zgjedhjeve të 2009-ës. Ajo shtoi se kryeministri nuk do që ky debat të ndikojë në kongresin e partisë së Ramës.
“Gjatë fundjavës zoti Rama e ftoi kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha në një debat publik. Zoti Berisha ka qenë i gatshëm për të debatuar me të edhe në të shkuarën. Kujtojmë se e ka ftuar zotin Rama për të debatuar për zgjedhjet e vitit 2009 dhe është i gatshëm për të debatuar sërish me të përpara zgjedhjeve të vitit 2013. Por zoti Berisha beson se tani nuk është koha për debate, vecanërisht për shkak se nuk do të ishte e përshtatshme për PD të ndikonte në kongresin e ardhsh të partisë së zotit Rama. Duke gjykuar nga gjuha e letrës së zotit Rama ai mund të dojë që të bëjë luftë politike dhe të debatojë për të shkuarën, por tani nuk është koha që ne të fokusohemi mbi mosmarrëveshjet tona”, tha Mustafaraj.
Në emër të PD-së, Mustafaraj ftoi edhe njëherë zotin Rama të bëhet pjesë e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare.
“PD beson se tani është koha që të përqendrohemi në ato cështje ku mund të biem dakort dhe ti realizojmë ato në të mirë të qytetarëve shqiptarë. Kryetari i PD-së Berisha e ka bërë tashmë të qartë tashmë se ai është i gatshëm të bashkëpunojë me PS për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare, dy cështje këto në të cilat dialogu mund të bëjë progres”, shtoi ajo.
(m.a/BalkanWeb)