METE Kerkesat ekonomike te minatoreve te Bulqizes realizohen vetem permes dialogut
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës njoftoi sot se është duke ndjekur me vëmendje situatën e krijuar pas fillimit të grevës së urisë së 16 minatorëve të minierës së Bulqizës, ndërsa siguroi se do të vazhdoj punën për zgjidhjen e problemeve të tyre.
Përmes një njoftimi për shtyp, METE shprehu keqardhjen për gjendjen shëndetësore të minatorëve dhe njëherësh informoi minatorët dhe qytetarët e Bulqizës se problematikat e ngritura nga minatorët, edhe pse të drejta, nuk mund të zgjidhen përmes grevës së urisë, por vetëm nëpërmjet dialogut konstruktiv mes palëve.
METE nënvizon se kërkesat ekonomike të minatorëve të Bulqizës realizohen vetëm përmes dialogut, duke mbrojtur investimet e huaja në Shqipëri, si dhe duke zbatuar me rigorozitet ligjet.
Pas takimeve të kryera me përfaqësuesit e sindikatës së minatorëve dhe përfaqësuesit e shoqërisë koncesionare ACR, si dhe pas kontrolleve periodike të ushtuara nga institucionet e linjës, METE ka ndërmarrë disa sanksione në funksion të kërkesave të minatorëve.
"Në datën 20.07.2011 METE vendosi pezullimin e lejes minerare për shoqërinë koncensionare ACR Albania në zonën D, në Bulqizë si dhe ndalimin e punës të gjithë nënkontraktorëve që operonin në këtë zonë. Ky pezullim do të vazhdojë deri sa të plotësohen mangësitë e konstatuara nga AKBN dhe RISHM-i", thuhet në njoftimin për shtyp.
Gjithashtu METE kujton se, në datën 27.07.2011 vendosi penalizimin e shoqërisë koncensionare “Albanian Chrome” sh.p.k, në masën 56 milionë lekë, për shkak të mos realizimit të investimeve të parashikuara në program vetëm për vitet 2008-2009, ndërsa po evidentohen mos realizimet për vitin 2010. Ky penalizim duhet të shlyhet brenda 20 ditësh.