Lushnje Bashkia heq nga puna 38 vete

Në Lushnje është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak pas konstituimit të tij. Në ditën e parë dy këshilltarë, një nga PDIU dhe PDK, kanë dorëzuar mandatet për shkak të arsyeve personale, duke u zëvendësuar nga kandidatët sipas listës emërore.
Në këtë mbledhje e cila ka zgjatur disa orë është marrë vendim për pushimin nga puna të 38 punonjësëve. Kjo pasi Bashkia e Lushnjes trashëgon një borxh prej 118 milionë lekë vetëm për periudhën janar -qershor. Sipas Drejtores së Financave, Merita Cela, borxhi i krijuar është i barabartë me buxhetin vjetor të bashkisë.
Ndaj për të pakësuar shpenzimet administrative dhe kryerjen sa më mirë të funksioneve të veta, Këshilli Bashkiak vendosi uljen në 14% të numrit të punonjësve të bashkisë ose shkurtimin e 38 vendeve të punës nga të cilat 21 punonjës janë të administratës së bashkisë. Struktura organike e bashkisë do të funksionojë me 12 drejtori nga 13 që kanë qenë më parë. Gjithashtu për të stabilizuar situatën financiare që trashëgohet me një borxh jashtëzakonisht të madh, janë mbajtur të pandryshuara pagat e adminstratës.
Këshilli Bashkiak në Lushnje përbëhet nga 35 këshilltarë ku 18 janë të koalicionit Aleanca për të Ardhmen dhe 17 të Aleancës për Qytetarin.