Pushimet ndikojnë në uljen e çmimeve

Ulen blerësit për shkak të largimit me pushime. Tregtarët e fruta-perimeve shprehen se ditët e fundit ka pasur më pak blerës dhe në javët në vazhdim, do të ketë edhe më pak. Sipas tregtarëve, ulja e ndjeshme e blerësve ka bërë që të ulen dhe çmimet .
Ndërkohë që shtatori përcaktohet si muaji kur pritet që të rikthehen blerësit por njëkohësisht edhe të ketë rritje çmimesh.
Megjithatë nuk është e njëjta situatë për tregtarët e frutave ekzotike si ananasi, avokadoja etj.Tregtarët shprehen se shitja e këtyre frutave nuk ndryshon në asnjë sezon.
Ulja e blerësve ka bërë që tregtarët të marrin më pak mall për të tregtuar, ndërkohë që tregojnë, se shpesh mallin e shesin me çmime minimale që të mos e hedhin.