E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, 200 mijë euro ndihmë për Shqipërinë

Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 200 mijë eurosh ndihmë për zonat e goditura nga vërshimet në Shqipëri.

"Kemi menduar që sot si ndihmë fillestare të ndahen 200 mijë euro për përballimin e gjendjes, por jemi të gatshëm edhe për ndihma më të mëdha", tha kryeministri Hashim Thaçi.

Ai ka theksuar se janë ndërmarrë edhe masa për dërgimin e pjesëtarëve shtesë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Shqipëri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›