Erdogan: Fundi i regjimit të Assad, i pashmangshëm

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka përsëritur dhe njëherë qëndrimin kundër udhëheqësit të Sirisë, duke theksuar se fundi i regjimit të tij është i pashmangshëm.
AP njofton se ai iu ka kërkuar liderëve rajonalë që të bashkohen me qëllim që të pengojnë destabilizimin e mëtejshëm të Lindjes së Mesme për shkak të konfliktit të Sirisë.
Në një konferencë ndërkombëtare në Jalta të Ukrainës, Erdogan tha se “i duhet thënë me një zë `JO` kësaj drame të njerëzimit, dhe të mos lejojmë që flaka ta kaplojë tërë rajonin”.
Turqia është e shqetësuar që kryengritësit kurdë mund të shfrytëzojnë vakuumin e pushtetit në Sirinë fqinje dhe ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë asnjë kërëcnim të kryengritësve nga territori sirian.