E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE diskuton ndryshimet në ligjin për akcizat dhe tatimin, biznesi: Kundër parapagimit

TIRANË-Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës në mbledhjen e rradhës së Këshillit Konsultativ të Biznesit ka diskutuar ndryshimet në ligjin për akcizat e ligjin për tatimin.

Drafti parashikon që duke filluar nga 1 korriku, akciza të menaxhohet vetëm nga doganat, si për mallrat e importit, ashtu edhe për ato të prodhuara në vend Projektligji nuk parashikon ndryshim në nivelin e akcizave, por menaxhim nga dohgat në rrugë elektronike. Gjithashtu, do të ketë rregulla të reja për pagesën e saj.

Zëvëndës ministri i Financave Alfred Rushaj, deklaroi se mirëpret për pr/vendimin për akcizat. Rushaj propozoi që pagesat mbi tatimin të bëhen çdo 3 muaj. Ndërkohë, presidenti i Bizness-Albania, Luan Bregasi deklaroi se në draft nuk janë reflektuar vërejtjet e biznesit. Bregasi nënvizoi se u shpreh kundër parapagimit të akcizës si dhe vendosjes së garancisë bankare .

Drafti i ri për akcizat, i hartuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, ka ngjallur kundërshti nga përfaqësues të biznesit. Sipas tyre, pr/ligji në disa nene nuk përfaqëson nismën e qeverisë në mbrojtje të biznesit vendas, duke parashikuar dispozita që detyrojnë bizneset të lënë garanci për gjobat, ose në të kundërt parashikohet sekuestrimi i pronës
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›