E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE kishte urdhëruar që të mos punohej në minierë

Zëvendësministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Neritan Alibali tha se do të verifikohet situata për të kuptuar nëse grupi i minatorëve ishte në minierë për të riparimin e defekteve të ndodhura për shkak të ndërprerjes së punimeve, apo  kishte nisur puna kundër urdhrit të ministrit të METE-s.

Sipas tij, kreu i METE-s, Nasip Naco ka mbledhur sot paradite shtabin e emergjencave civile për të diskutuar për shpërthimin që ka ndodhur sot në minierën e Bulqizës. 

Paraditen e sotme ndodhi një shpërthim gazi në nivelin e 16 të minierës së Bulqizës konkretisht në pusin numër 2. Sipas të dhënave paraprake të 8 persona janë plagosur, ndërsa 1 person ka ndërruar jetë në minierën e Bulqizës./Start/

                                                                                             2011-10-18 14:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›