METE nis të hënën shqyrtimin e ankesave ndaj CEZ-it
Ministria e Ekonomisë, tregtisë dhe Energjitikës do të nisë të hënën shqyrtimin e ankesave të qytetarëve për mungesën e energjisë elektrike në disa qytete të vendit.
Në një deklaratë për shtyp METE thekson se do të takohet të hënën me drejtuesit e komisionit për mbrojtjen e konsumatorëve ku do të shqyrtohen të gjitha ankesat ndaj kompanisë CEZ.
Sipas METE-s do të shqyrtohen të gjitha ankesat e qytetarëve për mosdorëzimin e faturave në disa vendbanime dhe për mosinformimin e qytetarëve për ndryshimet e sporteleve ku paguhen faturat e energjisë.
Ndërkohë më herët METE i kërkoi kompanisë CEZ që të rilidhë menjëherë energjinë elektrike për ndërmarrjet e ujësjellësave, duke i dhënë fund situatës së krijuar në disa qytete të vendit.