E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE, synon të krijojë dy zona ekonomike brenda 2008

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës po punon për krijimin e dy zonave të lira industriale në rrethin e Durrësit, në Portin Detar dhe në Spitallë. Zona e lirë në Portin e Durrësit është propozim nga kompania e çelikut “Kurum”, e cila aktualisht zotëron edhe një leje për ushtrimin e aktivitetit të saj. Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe telekomunikacionit është shprehur që kjo zonë e lirë industriale të jetë brenda sipërfaqes që zotërohet me qera nga “Kurum”, pasi është në përputhje edhe me masterplanin e përdorimit të tokës në Portin detar të Durrësit. “Kurum” ka dorëzuar në METE propozimin e saj së bashku me projektin përkatës, në të cilin parashikohet të investohen rreth 7.3 milionë euro si dhe hapjen e 600 vendeve të reja të punës, ndërsa indirekt, dhe punësimin e 4000 vendeve të tjera. Projekti paraqet kryerjen e investimeve për rreth 7.3 millionë euro dhe hapjen e 600 vendeve të punës brenda zonës së lirë si dhe mundësinë indirekt të hapjes së 4000 vendeve të tjera. Aktiviteti i propozuar nga “Kurum” në këtë zonë, parashikon që të rritet 15 herë më shumë nga sa është aktualisht. Edhe një sipërfaqe e madhe toke në Spitallë në rrethin e Durrësit është identifikuar nga METE dhe Ministria e Bujqësisë për t’u kthyer në zonë ekonomike. Në një sipërfaqe prej mbi 850 ha, pronësi shtetërore dhe private, ndërtimi i një zone të re ekonomike është në studim për t’u shpallur me statusin e një parku industrial. Gjatë vitit 2007, METE përgatiti ligjin “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”, si dhe rregulloren përkatëse, e cila i hapi rrugë zhvillimit konkret të tyre në Shqipëri. Vitin e kaluar, qeveria miratoi dy parqe industriale, në Koplik dhe Shëngjin
METE, përfshin në paketën e privatizimeve aksionet shtetërore të AMC-së/Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka përfshirë në programin e privatizimit këtë vit edhe aksionet shtetërore të AMC-së. Gjatë vitit 2007 u përgatit dhe u miratua kuadri ligjor si dhe procedurat për shitjen e tyre. Kështu, u miratua VKM nr. 410, datë 11.07.2007 ,”Për transferimin e paketës së aksioneve të AMC sh.a, që ka mbetur pas transferimit të paketës tek investitorët strategjikë, tek ish-pronarët e truallit dhe te punonjësit e kësaj shoqërie”. Ky vendim parashikon dhe përzgjedhjen e konsulentit, me qëllim që të realizohet dhe ky transaksion. Për këtë qëllim, janë përgatitur termat e referencës, të cilat kanë së qëllim kryesor të punës së konsulentit, vlerësimin e aksioneve në shitje. Ndërkohë METE ka informuar ortakun privat në AMC, për fillimin e procedurave për privatizimin e paketës shtetërore në AMC.sh.a, si dhe i është kërkuar marrja prej tij e vendimeve përkatëse për këtë transferim

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›