E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE: Zgjedhja e Nikolin Jakës, e pavlefshme

TIRANE- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ka reaguar pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Dhomës së Tregëtisë duke e konsideruar të pavlefshme zgjedhjen e Nikolin Jakës në këtë post.
Përmes një deklarate për mediat, ministria konsideron se zgjedhja e Jakajt është e pavlefshme për shkak se bie ndësh me statutin e institucionit.

“Zgjedhja e Kryetarit te ri bie ndesh me statutin e insitucionit, neni nr.6, i cili thotë se asnjë anëtar asambleje nuk mund të zgjidhet nëse është i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për vepra penale” theksohet në deklaratën e Ministrisë së Ekonomisë.

Ndër të tjera, ministria thekson se Jaka pretendon se ka fituar pafajësi nga gjykata në lidhje me dënimin dhe burgosjen e tij për veprën penale, por nuk kishte paraqitur përpara asamblesë së Dhomës së Tregtisë, asnjë dokument që vërteton këtë fakt. Ndërkohë METE bën të ditur se Prokuroria vazhdon të ndjekë cështjen për Jakën në Gjykatën e Lartë.

Nikolin Jaka, ish-zv.ministri i Transporteve, i akuzuar në vitin 2007 për korrupsion është zgjedhur në postin e kreut të Dhomës së Tregtisë dhe industrisë.
Asambleja e Pëgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrise e ka zgjedhur Nikolin Jakën me 60 vota pro, ndërsa në votim morën pjesë 75 anëtare të Asamblesë.
Në garë kanë marrë pjesë edhe Edmond Rusmajli dhe Sami Celaj, por shumicën e votave e ka marrë ish-zëvendësministri i Transporteve Nikolin Jaka.
Zgjedhjet për kreun e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë u zhvilluan pasi Gjok Uldedaj që mbante këtë post dha dorëheqjen pas marrjes së mandatit të deputetit në zgjedhjet e 28 qershorit.
Nikolin Jaka në kohën që mbante postin e zëvendësministrit të Transporteve u akuzua për korrupsion në tenderat e rrugëve dhe u vu ne pranga në kuadër të operacionit të koduar “Duart e pastra.
Gjykata e Tiranës e dënoi atë me 1 vit e 20 ditë burg, 800 mijë lekë gjobë, si dhe për tri vite iu hoq e drejta për të ushtruar ndonjë funksion publik.
Por me pas gjykata e Apelit e rrëzoi këtë vendim, duke çliruar nga akuzat Jakën, i cili qëndroi në qeli për nëntë muaj.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›