E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vizat” Lohan: Progresi është i dukshëm

DIBËR- Shefi i misionit të Komisionit Europian Helmut Lohan ka inspektuar pikën e kalimit kufitar në Bllatë të Dibrës. I shoqëruar nga Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, Lohan është njohur nga afër me procedurat që kryhen.

Lohan përdori dokumentat e makinës së tij për të verifikuar nëpërmjet lidhjes nga Bllata me Interpolin nëse makina e tij ishte e vjedhur apo jo. Rezulati ishte negativ.
“Jam i impresionuar që linku me Interpolin funksionon sepse e kam provuar në një pikë tjetër kufitare para pak kohësh dhe atëherë linku nuk ishte krijuar me Interpolin. Progresi është i dukshem dhe jam i sigurtë se nëse do të jetë me këtë shpejtësi, Shqipëria do të përfitojë liberalizimin e vizave”, tha ambasadori Lohan.

Nga ana e tij ministri Basha premtoi në emër të institucionit që ai drejton se do të vazhdojë puna me të njëjtin angazhim duke u shprehur optimist për liberalizimin e vizave.
Më pas Lohan dhe Bashka kanë inspektuar zyrën e Gjendjes Civile në Peshkopi, për tu njohur me procesin e pajisjes së qytetarëve me dokumentat e reja të identifikimit. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›