E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, 2 të rinj shqiptarë vdesin në aksident

ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali ku dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës në zonën e quajtur Novarese, ndërsa nuk bëhen ende të ditura emrat e viktimave.
Policia jep detajet për ngjarjen e rëndë duke shpjeguar se makina është përplasur me pemën dhe më pas ka marrë flakë duke shkaktuar vdekjen e dy shqiptarëve që ndodheshin në të.

Policia përcakton si shkak të aksidentit shpejtësinë e madhe të lëvizjes së automjetit. Dy të rinjtë udhëtonin me një automjet tip Ford Focus.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›