Familja në grevë urie: Na tjetërsuan pronësinë e tokës
VLORË- Pesë anëtarë të familjes Hamzaj në Vlorë kanë hyrë në grevë urie. Shkak është bërë një konflikt pronësie mes familjes dhe Florian Nurit, funksionar në Ministrinë e Drejtësisë. Të enjten ata protestuan për atë që e konsiderojnë si zaptim të padrejtë të tokës, ndërsa dy ditë më parë kanë nisur grevën e urisë, pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila i jep të drejtë palës tjetër.
“Duam të drejtën tonë dhe grevën e urisë nuk e pushojmë deri sa të marrim përgjigje si familje. Nuk e durojmë dot këtë që po na ndodh, 5 breza të jetuar këtu” shprehen familjarët.
Ndërsa orët kalojnë, gjendja shëndetësore e anëtarëve të familjes Hamzaj vazhdon të përkeqësohet, ndërsa ende nuk ka një reagim nga pala e akuzuar se ka tjetërsuar pronësinë e tokës.
(e.n/News24/BalkanWeb)