E Diel, 1 Nëntor 2026

MF: Të rritet paga minimale. Reagon biznesi

Rritja e pagës minimale nga 18 mijë në 25 mijë lekë. Ky ka qenë propozimi i ministrisë së financave që është diskutuar mes përfaqësuesve e qeverisë dhe të biznesit në Keshillin Kombëtar të Punës. Në mbledhjen e këtij këshilli që është zhvilluar në ministrinë e Punës.

Përfaqësuesit e biznesit në bllok e kanë vlerësuar të lartë këtë pagë mbi të cilën më pas llogariten edhe taksat e punës. Propozimet e biznesit kanë qenë që paga të mund të rritet deri në 19 mijë lekë. Duke qenë në proces negocimi ende nuk është përcaktuar se sa do të jetë paga minimale, por pjesëmarrës në këtë mbledhje thanë se mbase do të jetë e mundur për t’u gjetur një shifër mesatare mes prpozimeve të të dy palëve. Më këtë mendohet që paga minimale të vendoset së paku 22 mijë lekë.

Mjaft industri të vendit e vecanërisht ajo e punës me fason apo mall porositësi janë industritë që goditen më shumë nga ky vendim. Kjo masë që e rrit koston e punës mund të sjellë që shumë prej këtyre industrive ose të punojnë në të zezë ose të falimentojnë.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›