E Diel, 1 Nëntor 2026

Operatori i katërt, nuk lejohet në treg nga tre kompanitë celulare dhe Albtelekom

Tre operatorët e telefonisë celulare dhe Albtelekom nuk nënshkruajnë marrëveshjen e interkoneksionit me operatorin e katërt të telefonisë celulare në vend, duke penguar daljen e këtij të fundit në treg në datën e parashikuar.

Ndërkohë që po skadon afati ligjor për nisjen e ofrimit të shërbimit, që është data 8 korrik, bëhet e ditur se në rrugë ka dalë një tjetër pengesë: Mobile 4 AL, ose Plus siç do të njihet për publikun, ka dështuar të arrijë një marrëveshje interkoneksioni me operatorët e tjerë celularë dhe me Albtelecom. Çështja ka shkuar për zgjidhje në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, por deri tani nuk ka asnjë bllokim të  situatës. Mobile 4 AL më datë 14 qershor i është drejtuar AKEP me kërkesën për zgjidhje mosmarrëveshje interkoneksioni me operatoret Albtelecom, AMC, Eagle Mobile dhe Vodafone Albania. Mobile 4 AL në kërkesën e vet thekson se, pavarësisht të gjitha përpjekjeve dhe negociatave me Operatorët me Fuqi të Ndjeshme në Treg, nuk ka arritur marrëveshje me asnjërin prej tyre në lidhje me tarifën e interkoneksionit për terminimin e thirrjeve të gjeneruara nga rrjetet e këtyre operatorëve në rrjetin e Mobile 4 AL. Operatori Mobile 4 AL kërkon nivel asimetrie të tarifave me operatoret aktuale më të lartë se ajo që këta të fundit janë të gatshëm të pranojnë. Praktikat ndërkombëtare të këtij sektori ju lejojnë operatorëve që hyjnë me vonesë në treg të mbajnë tarifa interekoneksioni që janë më të larta se ato të operatorëve ekzistues. Mirëpo në këtë rast operatorët ekzistues nuk bien dakord me çmimin që kërkon kompania e katërt dhe është AKEP që duhet të vendosë një tarifë të arsyeshme. Zgjidhje e problemit pritet të kërkojë disa javë, ndaj duket e pamundur që Plus të ofrojë shërbim brenda afatit të fundit ligjor që i është lënë, data 8 korrik. Kompania celulare e katërt celulare Plus përgatitet për futjen në tregun e telekomunikacionit në Shqipëri. Plus, operatori më i ri në tregun shqiptar prezantoi dje arritjet e tij të deritanishme dhe planet afatshkurtra për ofrimin në treg të shërbimeve të tij. Drejtori Ekzekutiv i Plus, Moni Buchnik njoftoi pak kohë më parë se kompania ka nënshkruar tashmë marrëveshjet tregtare me furnitorët kryesorë të rrjetit, pas procesit tenderues. Sipas tij, disa kompani shqiptare janë kontraktuar për kryerjen e punimeve të nevojshme për ndërtimin e rrjetit, ndërtimin e stacioneve të backbone, stacioneve në terren, stacioneve në godina, ofrimin e shërbimeve dhe pajisjeve elektrike, mirëmbajtjen e rrjetit si dhe shërbimin e sigurisë fizike për rrjetin etj. Gjithashtu, Nokia Siemens është përzgjedhur si furnitori i RAN (Radio Açess Netëork) dhe pajisjeve të Core Netëork (centralit). Ndërsa NEC është përzgjedhur si furnitor i rrjetit backbone dhe linqeve të tij microëave. Po ashtu, Comverse është kompania e përzgjedhur për të ofruar pajisjet BSS/ VAS (tarifimi dhe shërbimet me vlerë të shtuar. Buchnik ka shprehur vlerësimin për teknologjinë dhe furnitorët e kësaj kompanie, duke siguruar se tashmë që kontratat janë nënshkruar, kjo kompani zotëron teknologjinë më të mirë dhe më të fundit që do të mundësojë shpejtësi drejt tregut, fleksibilitet, inovacion/diferencim, avantazh konkurrues dhe një rrjet të konsoliduar për të përballuar sfidat teknologjike të kohës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›