MIANMAR – Të paktën 144 të vdekur pas tërmetit apokaliptik

MIANMAR, 28 mars /ATSH-DPA/ – Të paktën 144 persona kanë vdekur dhe 732 të tjerë janë plagosur në Mianmar pasi tërmete të fuqishme goditën Azinë Juglindore, theksoi udhëheqja ushtarake e vendit në televizionin shtetëror.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) raportoi se një tërmet me magnitudë 7,7 ballë Rihter ka goditur rreth orës 12:50.
Leximet e shërbimeve të tjera kanë qenë të ndryshme.
USGS tha se epiqendra ishte rreth 10 milje (16 kilometra) nga qyteti i Sagaingut në Mianmarin veriperëndimor.
Pak minuta më vonë, USGS regjistroi edhe një tjetër tërmet pak më në jug me magnitudë 6,4 ballë Rihter./ /os/