MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, PËR BASHKËPUNIM NË FUSHËN E TURIZMIT
VENDIM
PER
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, PËR BASHKËPUNIM NË FUSHËN E TURIZMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozim të ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për bashkëpunim në fushën e turizmit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA