PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE INSTITUTIT TË KREDISË SHTËTËRORE TË MBRETËRI
VENDIM
PER
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE INSTITUTIT TË KREDISË SHTËTËRORE TË MBRETËRISË SË SPANJËS, PËR PROJEKTIN E RIPËRTËRITJES SË RRJETIT ELEKTRIK TË SHPËRNDARJES, FIER"
Në mbështetje të neneve 81, pika 1 dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Institutit të Kredisë Shtetërore të Mbretërisë së Spanjës, për projektin e ripërtëritjes së rrjetit elektrik të shpërndarjes, Fier", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA