E Shtunë, 31 Tetor 2026

MJ regon për ngjarjen në Agrinio: Të gjenden autorët e plagosjes së 3 shqiptarëve

Tiranë, 4 korrik, NOA Update Incidenti i ndodhur sot në Arginio të Greqisë ku u plagosën tre shtetas shqiptarë ka sjellë dhe reagimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare. Në një deklaratë publike, Ministria e Jashtme kërkon identifikimin e autorëve të ngjarjes së rëndë dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.

Zëdhënësi i Ministrisë, Ralf Gjoni, në një deklaratë për mediat theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme, krahas interesimit për gjendjen shëndetësore të të plagosurve, i ka kërkuar autoriteteve kompetente të shtetit fqinj që të zbardhen sa më parë rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarje të rëndë, si dhe të identifikohen e dënohen autorët e saj.

Në njoftimin e ministrisë jepen dhe detaje për ngjarjen duke iu referuar deklaratave zyrtare të policisë greke dhe mediave.

Sipas informacioneve Vangjel Stavro dhe Soni Hodaj janë plagosur lehtë dhe pritet të dalin gjatë ditës së sotme nga spitali, ndërsa shtetasja Efimi Bika, i është nënshtruar menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale dhe situata e saj paraqitet e qëndrueshme dhe jashtë rreziku për jetën, njofton Ministria e Jashtme.

Zëdhënësi i Minisrisë së Jashtme, bëri të ditura dhe masat që janë marrë nga institucionet shqptare pas informimit të parë për ngjarjen.

Me të marrë këtë njoftim Ambasada jonë në Athinë, si dhe Konsullata e Përgjithshme në Janinë, e kanë ndjekur me vëmendje të veçantë situatën e krijuar, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm si me autoritetet policore, spitalore, ashtu dhe me spitalin e Agrinjos. Ndërkohë, përfaqësues të Ambasadës në Athinë dhe Konsulli i Përgjithshëm në Janinë ndodhen në vendngjarje, thuhet në njoftimin e Minisrisë së Jashtme.

Në Agrinio të Greqisë, sot disa persona të armatosur dhe me maska kane sulmuar një lokal, ku ishin ndaluar tre autobus të linjës Athinë - Tiranë.

Si pasojë e këtij sulmi kanë mbetur të plagosur shtetasit shqiptarë : Efimi Bika, datëlindja 06.11.1944, lindur në Përmet, Vangjel Stavro, datëlindja 01.03.1995, lindur në Athinë dhe Soni Hodaj, datëlindja 26.12.1981, lindur në Fier.

NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›