Operacioni i koduar Ikona, bien në pranga dy fallsifikues dokumentesh

Tiranë, 4 korrik2010, NOA Fallsifikonin dokumente dhe akte të gjendjes civile me qëllim nxjerrjen e paligjshme të vizave Schengen dhe përfitonin 3 mijë Euro për një vizë.
Por, ishte Ikona, operacioni i koduar i policisë së shtetit kundër krimit financiar që ka hedhur në pranga pas gjurmimesh të suksesshme dy shtetas, 54 vjeçarin nga Tirana, Agron Muharrem Hoxha, dhe punonjësin e policisë së repartin Special RESI, 41 vjeçarin Shkurt Mark Toma.
Zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini deklaroi se dy të dyshuarit, Agron Hoxha dhe Shkurt Toma u kapën në flagrancë, ndërsa është shpallur në kërkim një shtetas të cilit policia nuk ia bën të ditur emrin, me inicialet L.K. dhe po hetohet në gjendje të lirë edhe një tjetër bashkëpunëtor, 53 vjeçari Romeo Bici.Katragjini, evidentoi se fallsifikatorët u arestuan pas një hetimi intensiv dhe akuzohen për konsumimin e veprës penale të fallsifikimit të dokumenteve dhe fallsifikimit të akteve të gjendjes civile si dhe dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Sikundër theksoi zëdhënësja Alma Katragjini, këta shtetas dyshohen se merrnin përsipër nxjerrjen e vizave Schengen në ambasadat e shteteve të huaja, të atashuara në Tiranë, kundrejt përfitimit të shumës së parave prej 3000 Eurosh, për një vizë Schengen. Këta shtetas të lartpërmendur u siguronin vizë Schengen qytetarëve të ndryshëm, duke u kërkuar si dokument vetëm pasaportën e tyre, ndërsa dokumentet e tjera të vizëkërkuesve i siguronin në mënyra të ndryshme, duke i fallsifikuar ato, me synim marrjen e një vize Schengen.
Sipas Katragjinit, hetimi i koduar Ikona ka nisur që në muajin shkurt të këtij viti, ku këta shtetas janë ndjekur me metoda speciale të hetimit, që mundësuan edhe dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të tyre, sa i përket fallsifikimit të dokumenteve, kryesisht çertifikata si dhe karta identiteti të shteteve të huaja, duke bërë të mundur kalimin në mënyrë të paligjshme të kufirit nëpërmjet përdorimit të kartave të identitetit të fallsifikuara.
Mbi ta rëndon akuza e mashtrimit në bashkëpunim.
Policia e Shtetit po vijon operacionin Ikona për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e arrestimin e personave të tjerë të implikuar.
mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")