E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta e Rama në Bruksel, lobojnë për statusin

Ky një takim zhvillohet në kuadër të Kongresit të PES-së. Kryetari Rama ka marrë mbështetjen e socialistëve evropianë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në takimin e liderëve të Ballkanit ka qenë i pranishëm edhe Komisoneri për Zgjerimin në BE Stefan Fyle.

Rama tha se shqiptarët e meritojnë statusin e vendit kandidat. Po ashtu një vëmendje të veçantë kryetari socialist i ka kushtuar zgjedhjeve të lira, duke u shprehur se duhet vigjilencë. Edhe kreu i LSI-së, Meta, është shprehur se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.

Zyra e shtypit e LSI-së bëri të ditur se gjatë fjalës së tij në takimin e mbajtur mes socialistëve evropianë për Ballkanin, Meta ka theksuar se Shqipëria ka bërë progres gjatë vitit të fundit. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim deklaroi se vazhdimi i zgjerimit të Bashkimit Europian forcon stabilitetin e familjes evropiane.

Gjatë punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste Evropiane pritet të zgjidhet presidenti i PSE-së dhe do të miratohen ndryshimet në statuset e partive pjesëmarrëse. /Start/

                                                                                             2012-09-29 12:59
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›