Statusi i kandidatit, PD-PS të ndara për rekomandimet

Nën lupën e opozitës dhe mazhorancës 10 tetori, dita kur duhet të marrin përgjigje për statusin e kandidatit drejt BE, shihet ndryshe.
Për socialistët, pjesa më e madhe e 12 rekomandimeve të Komisionit Europian nuk janë plotësuar, duke nisur nga reforma parlamentare tek lufta ndaj korrupsionit apo tek administrata e pavaruar nga politika. Megjithatë thotë deputeti Taulant Balla, shpresat për një përgjigje pozitve nuk shuhen.
Por për demokratët, politika ia ka dalë të plotësojë pjesën më të rëndësishme të prioriteteve, duke veçuar sidomos ligjet me 3/5. Pavarësisht bllokimit të opozitës, sipas deputetit Gert Bogdani, Shqipëria ka shanse të marrë statusin e vendit kandidat.
Në 10 tetor një vendim i Komisionit Europian do të ndajë rrugët e Shqipërisë, refuzim për herë të tretë të stuatusit, apo shënimin e një hapi më pranë Bashkimit Europian.