E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu: Albpetroli nuk mund dhe nuk duhet të shitet

Ekspertët e Sekretariatit të Energjisë dhe Naftës të kryesuar nga Sekretari Altin Dauti, kanë prezantuar dokumentin strategjik, të mirë detajuar mbi shpëtimin e pasurive kombëtare nga rrënimi i aferave qeveritare.

Gjatë fjalës së tij përpara ekspertëve kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu ka bërë publik qëndrimin e kuqezinjve për privatizimet e fundit të qeverisë shqiptare në sektorin e naftës.

“Të mos lejojmë që në 7 muajt e fundit të shtetasit Sali Berisha ky njeri nuk duhet lejuar të privatizojë dhe japë me koncesion asnjë pasuri kombëtare, as miniera. Pasuritë kombëtare nuk mund të tjetërsohen dhe ai që tenton përmes pushtetit janë tradhtar sepse të gjithë jemi dëshmitarë se si institucionet e kontrollit të koncesioneve dhe privatizimeve e kanë kthyer vendin në fenomenin më korruptim në rajon dhe me gjerë. Vetëm në Shqipëri shikon se pasuritë kombëtare dhe burimet energjetike i kanë nën kontroll mafiozët dhe pushtetarët”, deklaroi Spahiu.

Duke deklaruar më tej se Aleanca KuqeZi do t’i kthejë pasuritë kombëtare shqiptarë që janë pronarët e vërtetë të tyre, Spahiu tha se Albpetroli nuk duhet të shitet. “Albpetroli nuk mund dhe nuk duhet të shitet, dhe Sali Berisha e di shumë mirë që po kryen një krim prandaj ka zgjedhur mënyrën më dinake, duke hedhur gurin dhe fshehur dorën, pasi e ka dërguar në parlament për votim dhe nuk e firmos në zyrën e tij, sepse e di shumë mirë që do të ndëshkohet nga drejtësia. Ky njeri nuk ka kurajë ta kryejë vetë privatizimin më anti-kombëtar, dhe të jeni të bindur se ditën e votimit nuk do të jetë në parlament. Kemi në krye një njeri të marrë peng, i cili bën çfarë i thotë mafja, ai dhe të gjithë rreth tije tashmë kanë humbur sovranitetin”, deklaroi Spahiu.

Tryeza ka vijuar me diskutime të detajuar mbi dokumentin strategjik të hartuar nga Sekretariati i Energjisë dhe i Naftës i cili do të jetë plani i veprimit të Aleancës KuqeZi në përpjekje për të rikthyer dinjitetin dhe integritetin e humbur të shqiptarëve prej një qeverie të korruptuar deri në palce sic është qeveria aktuale./Start/

                                                                                             2012-09-29 12:36
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›