MMPH-ja financon disa projekte në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar të martën një marrëveshje të bashkëfinancimit të projekteve me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Projektet që do të mbështeten janë kryesisht rrjedha të lumenjve, ujësjellësi dhe një kompleks përkujtimor për dëshmorët.
MMPH –ja do të financiojë me 250.000 euro, projektin e Kompleksit përkujtimor për dëshmorët e kombit në fshatin Xerxë, raporton PrizrenPress
Rregullimi i shtratit të lumit “Duhllo”, ndërkaq do të finacojë me 100.000 euro, rregullimi i shtratit të lumit “Rimnik” në Fortesë me 50.000 euro, rregullimi shtratit të lumit në Ratkoc me 50 000 euro dhe ujësjellësi në fshatin Senoc me 120.000 euro. Të gjitha këto projekte janë futur në listën e investimeve kapitale për vitin 2013, mirëpo vështirësitë financiare kanë ndikuar që buxheti komunal të mos arrijë të mbulojë të gjitha shpenzimet për realizimin e këtyre projekteve.
Kryetari i komunës Smajl Latifi, tha se këto mjete janë shumë të mirëseardhura për Rahovecin, pasi që disa prej këtyre projekteve janë dy e tri vjeçare. “Këto investime bëhen me qëllim të rregullimit të rrjedhave ujore, përmirësimit të territorit dhe përmirësimit të territorit në komunën e Rahovecit. Vlera e këtyre projekteve është më e lartë, ndërsa kontributi i MMPH-së është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e projekteve”, tha i Latifi./Indeksonline/